Lajmet e fundit

Ka nisur sot konferenca e parë e boronicës në Kosovë.
Ky aktivitet organizohet nga USAID, konkretisht Programi i Zhvillimit Bjuqësor dhe Mundësisë Rurale.
Zëvendësdrejtori i këtij programi, Fatmir Selimi ka thënë për Klan Kosovën se qëllimi i kësaj konference është që t`i informojë fermerët e Kosovës por edhe ata që mund të jenë potencialisht fermer se kultivimi i boronicës duhet të bëhet edhe në Kosovë, ndonëse aktualisht kjo po ndodh shumë pak.
Sipas tij edhe toka e Kosovës është e përshtatshme për kultivimin e saj megjithatë duhet punë dhe angazhimi i fermerëve që kjo të bëhet, njofton Klan Kosova.
Selimi ka theksuar poashtu se në konferencën dyditore që nis sot do të marrin pjesë mbi 150 pjesëmarrës vendor dhe ndërkombëtarë që do të diskutojnë për të mirat që sjellë kultivimi i kësaj peme.
Ai bëri të ditur se në ditën e parë të aktivitetit do të ketë ligjërata në të cilën do të flitet për të mirat e boronicës kurse në të dytën do të vizitohet një pemishte në Vitomiricë të Pejës.
Selimi tha se do t`i mbështesin të gjithë fermerët të cilët dëshirojnë ta kultivojnë boronicën dhe do t`i shikojnë mundësitë e eksportimit të saj, njofton Klan Kosova.