Lajmet e fundit

Është publikuar lista e shkrimet të autorëve të ndryshëm shqiptarë, që nuk u lejuan të lexohen për shkak se pushtetarëve të kohës nuk u pëlqeu përmbajtja e tyre
Kjo listë u publikua në sheshin e kryeqytetit, Zahir Pajaziti për nder të javës së librave të ndaluar.
Adem Demaçi e Ukshin Hoti janë vetëm dy nga shkrimtarët, të cilët për shkak të ideve të tyre, u futën edhe në burg.
Derisa në botë Java e Librit të Ndaluar është bërë traditë dhe organizohet çdo fund të shtatorit, në Kosovë po mbahet për herë të parë dhe mëtohet të jetë e përvitshme.