Për herë të parë që nga dhjetori Kina nuk pati vdekje nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit tha që kishte 32 raste të konfirmuara, nga 39 të hënën por asnjë vdekje, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova
Në Kinë njerëzit dhe ekspertët tani janë të shqetësuar se një valë e dytë e infeksioneve mund të vjen nga vizitorët e huaj.
Kina tashmë ka mbyllur kufirin e saj për të huajt përfshirë ato me viza ose leje qëndrimi.
Fluturimet ndërkombëtare janë reduktuar me dy linja ajrore kineze dhe të huaj vetëm lejohet të kryejë një fluturim ndërkombëtar në javë.
Kujtojmë se të mërkurën, epiqendra e Covid-19 qyteti Wuhan ka lejuar njerëzit që të lëvizin nëpër qytet për herë të parë që nga bllokimi që filloi në janar.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.