Lajmet e fundit

Banorët e fshatit Çirez të komunës së Skenderajt kanë protestuar sot për të dytën herë.
Këta qytetarë janë duke protestuar tek zona ku gurëthyesit ushtrojnë veprimtarinë e tyre.
Kjo protestë paqësore është si pasojë e problemeve që kanë nga copat e detonimit të minave, njofton Klan Kosova.
Kjo pasi mbi çatitë e shtëpive të tyre ranë gurë nga mbetjet gjatë punimeve, njofton Klan Kosova.
Në lidhje me këtë problem të këtyre banorëve, Klan Kosova ditë më parë realizoi storie ku dhe treguan që ata po ndihen të rrezikuar ndërsa kërkuan të merren masa nga institucionet përgjegjëse.
https://klankosova.tv/cirez-banoret-ne-rrezik-nga-gurthyesi-video/