29.03.2016 · përditësuar para 3777 dite1 min lexim
Ardian Arifaj, këshilltari i Presidentit në ardhje Hashim Thaçit, ka thënë se Opozita nuk ka arsye ta pengojë ceremoninë e inaugurimit të Thaçit, sepse ai tashmë është President i Kosovës e jo lideri i ndonjë partie politike.
“Kjo ceremoni nuk është partiake, nuk kemi asnjë arsye që kushdo do ta pengonte një ceremoni të tillë, ajo që jemi të bindur është se edhe Opozita edhe të tjerët në interes të parë e kanë Kosovën”.
“Presidenti është simbol i unitetit, për të më nuk ka parti opozitare, parti në pushtet. Zoti Thaçi do të jetë simbol i unitetit. Zoti Thaçi është politikani larg më i votuari në Kosovë dhe gëzon përkrahjen politike më të madhe në krahasim me cilindo personazh politik në Kosovë”.
Arifaj thotë se dhe partitë janë përafruar më shumë kohët e fundit.
“Sot ka shumë më shumë komunikim mes partive politike se sa që kishte dje”.
“Kemi përpjekje të shoqërisë civile që të ndërmjetësojnë në dialogun mes partive politike. Nëse më pyetni mua, sot jemi shumë më mirë sesa para disa ditëve. Nuk kemi asnjë arsye për të menduar se nesër nuk do të jetë më mirë se sot”, ka pohuar Arifaj.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.