Lajmet e fundit
"Ka një koncensus nacional që Ramush Haradinaj të jetë kryeministër i vendit. Ai ka qenë i propozuar edhe nga VLAN-i për të marrë drejtimin e qeverisë"

Driton Lajçi, këshilltar i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se ka njëfarë konsensusi nacional për Ramush Haradinajn kryeministër të vendit.
"Ka një koncensus nacional që Ramush Haradinaj të jetë kryeministër i vendit. Ai ka qenë i propozuar edhe nga VLAN-i për të marrë drejtimin e qeverisë".
Ai më pas ka theksuar se zgjedhjet e 11 qershorit ishin të pashmangshme, sepse vendi nuk mund të vazhdonte me procese të shumta të bllokuara, njofton Klan Kosova.
"Ne shkuam në zgjedhje sepse kishte ngecje të shumta në proceset në vend. Nuk mund të kalonte as demarkacioni, as procese tjera të rëndësishme". /klankosova.tv