Lajmet e fundit
Ilkay Gundogan vazhdon refuzimin e kontratës së re me Borussia Dortmund. Ndërsa kontrata e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2016.

Për 24 vjeçarin skuadra e Manchester United ka ofruar një shumë prej 22 milion funte.
Por përveç United, interesim për të kanë shprehur edhe Arsenal dhe Bayern Munchen.
Drejtori sportiv i Dortmund, Michael Zorc, ka thënë se janë të interesuar që ta shesin lojtarin para se ai të ikë si transfer i lirë.
Ai ka shtuar se nuk ka asnjë kërkesë zyrtare nga asnjë klub deri më tani për lojtarin e tyre.