Lajmet e fundit

Për likuidimin e politikanit shqiptar në Maqedoni, Ziadin Sela, janë dhënë pesë milion euro, thonë burime të mediave të ndryshime vendore e ndërkombëtare.
Shkruhet edhe se një shumë përafërsisht të njëjtë, Nikola Gruevski, lideri i VMRO-DPMNE-së, ia kishte ofruar Ziadin Selës, që ky të futje me të në koalicion.
Në periudhën kohore kur presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov, ia kishte dhënë mandatin Gruevskit,burimet flasin se deri tek Sela ka arritur ofertë që Gruevski është i gatshëm që t’i japë pesë milion euro për të koalicionuar me të.
Por, të njëjtat burime thonë se shuma është refuzuar nga Sela.
Kjo besohet të ketë qenë arsyeja që persona të caktuar ishin paguar për ta eliminuar atë fizikisht ditën kur huliganët ia mësynë Parlamentit të Maqedonisë dhe e rrahën brutalisht liderin e LR-PDSH-së.
Vet Sela, që deri dje ishte duke u trajtuar në spital, ende s’ka konfirmuar asgjë nga këto informacione, njofton Klan Kosova.