250 mijë njerëz kanë përshëndetur Papa Françeskun në Bazilikën e Shën Pjetrit.
Nga ora 11 e mëngjesit të së mërkurës, 23 prillit deri në orën 19:00 këtë mbrëmje, rreth 250,000 njerëz u mblodhën në Bazilikën e Shën Pjetrit për të përshëndetur Papa Françeskun. Derisa për funeralin pritet të marrin pjesë 200 mijë persona.
Kështu ka bërë të ditur zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë, transmeton Klankosova.tv
Papa Françesku, i pari Papë nga Amerika Latine drejtoi Kishën Katolike që nga viti 2013. / Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.