Lajmet e fundit

Gjatë orëve të mbrëmjes, një patrullë policore gjatë dy pikave të kontrollit në Prizren ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të llojit marihuanë e cila ishte e paketuar në doza të vogla dhe e gatshme për shitje.
Në mesin e të arrestuarve, ishin dy shtetas të Shqipërisë dhe tre kosovarë.
Sipas policisë kontrollet janë kryer në Parkun e Qytetit.
Policia njofton se pas inicimit të rasteve është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që dy të dyshuar të ndalën nën masën e arrestit policor ndërsa tre të tjerë janë liruar sipas procedurës së rregullt, transmeton Klan Kosova.