Lajmet e fundit

Sot Klan Kosova feston ditëlindjen e 11-të saj.
E pikërisht në këtë përvjetor skemës programore të televizionit i shtohet edhe një produkt i ri medial.
“Memory” është emision me dokumentarë që do të transmetohet çdo dy javë, të hënave, në orën 21:00.
Ky emision do të trajtojë tema të aktualitetit politik, gjendjes tonë sociale e ekonomike, kurioziteteve të jetës dhe brutalitetet të përditshmërisë kosovare.
Dokumentari i parë – pasiqë data e fillimit të transmetimit ka rastisur me datën e pavarësisë së Kosovës – do të shfaqë pikërisht një dokumentar që ka të bëjë me ditën themeltare të shtetit.
Në të paraqiten prapaskenat e pavarësisë – përcjelljen maratonike të televizionit Klan të Shqipërisë, si televizioni i vetëm që kishte përcjellë ngjarjen në totalitetin e saj në atë kohë.
Si u bënë xhirimet autentike nga gazetari Blendi Fevziu pak minuta para se kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi ta shpallte pavarësinë?
Si u bë që vendosën të bënin transmetim maratonik për më shumë se 70 orë, para, gjatë dhe pas shpalljes së pavarësisë?
Çfarë kishin planifikuar të bënin më shumë, por përse nuk ia arritën?
Dokumentari “Imazhet Historike” që shfaqet sonte në orën 21:00 paraqet edhe përjetimet e asaj dite të ish-kryeministrit të Kosovës, tash presidentit Hashim Thaçi.
Ndiqeni në Klan Kosova.