Lajmet e fundit

Kryeministri Isa Mustafa ka pritur gjatë ditës në takim kryetarët e komunave të Pejës, Deçanit, Istogut dhe Junikut.
Në zhvillimet e këtij takimi të përbashkët, ku pjesë e tij ishte edhe zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi, u diskutua për procesin e shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, njofton Klan Kosova.
Pjesë e këtij debati me Kryeministrin Mustafa, ishin kryetarët Gazmend Muhaxheri, Rasim Selmanaj, Haki Rugova dhe Agron Kuçi.
Në një atmosferë shumë konstruktive, u diskutua gjerësisht për qëndrimet, ankesat, vërejtje, sugjerimet dhe mundësitë që ekzistojnë për trajtimin dhe adresimin e kësaj çështje shtetërore dhe në interes të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.
Kryeministri Isa Mustafa dhe kryetarët e komunave biseduan edhe për mundësitë e koordinimit lidhur me çështjen e shfrytëzimit të plotë dhe pa asnjë pengesë të hapësirave në brezin kufitar nga banorët e atjeshëm, njofton Klan Kosova.