Lajmet e fundit

Cilësohet si njëra ndër përvojat që ofron më së shumti kënaqësi, mirëpo seksi si akt, shpesh përcillet me frikë, si nga burrat edhe nga gratë në tërë botën.
Më shumë se 2000 njerëz nga Amerika dhe Europa, ishin pyetur rreth asaj se cila është frika e tyre më e madhe rreth seksit, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Që të dyja gjinitë, si burrat edhe gratë, kanë thënë se janë qimet e trupit ato që u japin frikë karshi partnerit, ngase mendojnë se do t’iu duken jo atraktivë partnerit.
Po ashtu, edhe burrat edhe gratë kanë frikë të zhvishen para partnerit për shkak të mungesës së vetëbesimit dhe mënyrës se si duket trupi i tyre lakuriq.
Burrat më së shumti i druhen madhësisë së penisit të tyre dhe ejakulimit të parakohshëm, ndërsa gratë i druhen asaj, kur partneri i tyre nuk dëshiron të vendosë kondor dhe kryesisht për madhësinë e gjoksit të tyre.
Ndërsa, sa u përket orgazmave, gratë i japin prioritet orgazmimit të tyre, ndërsa burrat kujdesen që t’i kënaqin gratë.