Lajmet e fundit

Lady Gaga, sa herë që publikon një këngë i bëhet hit.
Kjo mund të pritet edhe nga kënga më e re që ajo pritet t’ia japë publikut ditëve në vazhdim.
Fjala është për këngën “Perfect Illusion”, për të cilën ajo po insiston se flet për realitetin e rremë që e tregojnë rrjetet sociale. Mirëpo shumë fansa të saj, po besojnë se kënga flet për ndarjen nga i fejuari Taylor Kinney.
Teksti po flitet t’i referohet një dashurie false që përshkruhet si iluzion perfekt, gjë që ndoshta reflekton në romancën e saj., e cila përfundoi papritmas, pasi dyshja e prishën fejesën.
Mirëpo, pavarësisht thashethemeve se kënga e saj flet për një dashuri fals nga ana e Kinney’t, shumë kush beson se ata do të rikthehen sërish bashkë.
Burime të afërta me çiftin, shpesh kanë thënë se ka shumë shans që çifti të ribashkohen.
Përndryshe, Gaga e ka kënduar për herë të parë këngën e re, në një klub nate në Londër.
Dëgjojeni!