Lajmet e fundit

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK, AAK dhe Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë në adresimin e tij para qytetarëve të Vitisë se e ka ndarë mendjen që t’i bëjë dy punë kryesore, nëse e merr postin të cilin e aspiron.
Ai ka thënë se do të largojë “duart” e atyre që ndikojnë në Kosovë dhe që nuk ia duan të mirën vendit.
“Serbia pas 11 qershorit nuk do të ketë mundësi të pengojë Kosovën”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.
E puna e dytë që Haradinaj ka thënë se do ta bëjë nëse zgjedhet kryeministër është sundimi i ligjit, luftimi i korrupsioni dhe zhvillimi ekonomik.
Poashtu ai ka përmendur se në të kaluarën ka provuar të bashkëpunojë me LDK-në, por që nuk janë treguar serioz.
Haradinaj ka thënë se e ka provuar edhe me Vetëvendosjen por se sipas tij, ata janë të papjekur për procese të mëdha.
Ai ka ftuar qytetarët e Vitisë që më 11 qershor të ja falin besimin atij dhe koaliconit PDK, AAK dhe Nisma.