Lajmet e fundit

Lady Gaga dhe Taylor Kinney, treguan se janë ndarë në korrik të këtij viti.
Tani këngëtarja e njohur ka shkruar një mesazh emocionues në Instagram, duke thënë se ata kanë qenë shpirtra binjakë, transmeton Klan Kosova.
Gaga së fundmi ka shkruar këngën “Perfect Illusion”, këngë që flet për imazhin e rremë që secili njeri paraqet nëpër rrjete sociale.
“Besoj që shumë nga ne pyesin se pse ka kaq gjëra të rreme përreth nesh”, është shprehur Gaga.
Menjëherë pas publikimit të kësaj kënge fansat e shumtë të këngëtares kanë aluduar që kënga mund t’i jetë kushtuar ish të fejuarit të saj.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re të Gaga-s.