Lajmet e fundit

Nga Ralph Raico, Mises Institute:
Bazat për një pajtim të mundshëm mes liberalizmit dhe konservatorizmit anti-shtetëror, u shfaqën pas përvojës së Revolucionit Francez dhe Napoleonit. Eksponenti më i shquar i kësaj ishte Benjamin Constant, që mund të shikohet si figurë përfaqësuese e liberalizmit të maturuar. Duke u përballur me rreziqet e reja të fuqisë së pakufishme të shtetit, bazuar në manipulimin e masave demokratike, Constant pa për përkrahës socialë dhe aleatë ideologjikë, kudo që ata mund të gjendeshin. Besimi fetar, lokalizmi, dhe traditat vullnetare të njerëzve vlerësoheshin si burime fuqie kundër shtetit. Në brezin pasues, Alexis de Tocqueville e përpunoi këtë qasje constantian-e, duke u bërë analisti i madh dhe kundërshtar i shtetit burokratik, gjithë-shtypës, në rritje.
“Liberalizëm klasik” është termi që përdoret të përshkruajë ideologjinë në mbrojtje të pronës private, një ekonomi tregu të lirë, sundimin e ligjit, garantimin kushtetues të lirisë së besimit dhe fjalës, dhe paqen ndërkombëtare bazuar mbi tregtinë e lirë. Deri më 1900, kjo ideologji njihej gjerësisht thjesht si liberalizëm. Cilësori “klasik” tani është i nevojshëm, në vendet anglishtfolëse të paktën (por jo, për shembull, në Francë), sepse liberalizmi ka arritur të shoqërohet me një radhë ndërhyrjesh te prona private dhe tregu në emër të qëllimeve egalitariane. Ky version i liberalizmit – nëse ende mund të quhet kështu – është herë-herë i projektuar si liberalizëm “social”, ose (gemisht) “modern”, ose “i ri”. Këtu do ta përdorim liberalizmin në kuptimin e variantit klasik.
Megjithatë pretendimet themelore të tij janë universale, liberalizmi duhet kuptuar së pari si një doktrinë dhe lëvizje që lindi prej një kulture të caktuar dhe rrethanave historike të veçanta. Kultura – siç e pranonte qartësisht Lord Acton – ishte Perëndimi, Europa që ishte ose kishte qenë e bashkuar me Peshkopin e Romës. Mitra e tij, me fjalë të tjera, ishte shoqëria njerëzore e veçantë që iu nënshtrua “mrekullisë evropiane” (sipas frazës së E. L. Jones). Rrethanat historike ishin përplasja e institucioneve të lira dhe vlerave të trashëguara nga Mesjeta me pretendimet e shtetit absolut të shekullit 16 dhe 17.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:
http://www.mapo.al/2016/02/per-bashkesite-e-konservatoreve-dhe-liberaleve