Lajmet e fundit

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Astrit Dehari u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh ndërsa aktivistëve Petrit Ademi, Frashër Krasniqi dhe Adea Batusha u është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh, njofton Klan Kosova.
Avokati i Petrit Ademit, Tomë Gashi ka thënë se do të ushtrojnë ankesë në Gjykatën e Apelit pasi sipas tij, Prokurori nuk ka arritur të sigurojë prova bindëse që ekziston kjo vepër penale.
Të arrestuarit dyshohen për sulmin në Kuvendin e Kosovës.