Lajmet e fundit

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej 111 aktakuza, kundër 127 personave të pandehur, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë 14 persona të dyshuar
Poashtu, janë kërkuar gjithsej 14 masa për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale, me ç’rast janë paraqitur 12 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 17 personave, një kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor ndaj dy personave, si dhe, një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një personi të dyshuar