Lajmet e fundit

Emergjenca e QKUK-së ka pasur gjithsej 219 raste dhe 35 pacientë janë trajtuar në dhomën e kujdesit të avancuar mjekësor.
Kishte 49 vizita kirurgjike, 78 raste internistike dhe 47 raste orotpedike, njofton Klan Kosova.
Po ashtu emergjenca trajtoi edhe 10 raste të intervenimeve të shpejta kirurgjike.
Kishte gjithsej 26 pranime nga emergjenca në klinika të ndryshme në QKUK, 11 nga pacientë u pranuan në degët kirurgjike, 11 në klinikat internistike, 3 pacientë në orotpedi dhe 1 në mjekimin intensiv qendror.