Lajmet e fundit

Tre persona janë arrestuar, pasi të njëjtit e kanë kërcënuar me armë automatike dhe i kanë kërkuar 100 euro një personit tjetër, njofton Klan Kosova.
Rasti ka ndodh në fshatin Dobërqan të Gjilanit gjate ditës së djeshme.
“Lidhur me rastin njësiti policor ka identifikuar dhe ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj”, thuhet në njoftimin e Policisë, shkruan Klan Kosova.
“Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e njërit nga të dyshuarit me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike me një karikator të zbrazët e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, ndërsa tre të dyshuarit janë dërgohen në mbajtje”.