Lajmet e fundit
Mbrojtësi portugez ka folur për situatëne tanishme tek Real Madridi.

Pepe ka thënë se ai ndjehet i përmbushur pas vazhdimit të kontratës me klubin më të mirë në botë.
Duke folur për bëin, qendërmbrojtësi tha se trajnerit i pëlqen shumë puna taktike sepse synon skuadër solide.
“Ai do skuadër të fortë dhe ne e kuptojmë këtë gjë. Duhet të punojmë si një trup, me karakter dhe bindje. Trajnerit i pëlqen puna taktike dhe ne jemi duke ju përshtatur metodave të tij”.
Portugezi ka folur edhe për udhëtimin e Realit në San Mames të mërkurën mbrëma dhe për mungesat në skuadër.
“Do të jetë ndeshje e vështirë, por duhet të jemi të vëmendshëm. Do të luftojmë për fitore”.
“James dhe Bale janë lojtarë të shkëlqyer dhe jam i sigurt që do të na mungojnë shum. Por, kemi lojtarë shumë të mirë që mund të luajnë në ato pozita”.