Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, ka urdhëruar tërheqjen e dy mijë trupave të Gardës Kombëtare nga Los Angeles, afërsisht gjysma e trupave federale të vendosura në qytet, tha Pentagoni.
Presidenti Donald Trump urdhëroi rreth katër mijë trupa të Gardës Kombëtare dhe 700 marinsa në Los Angeles në fillim të qershorit për të ndihmuar në zbatimin e bastisjeve federale të imigracionit mes protestave të përhapura, transmeton klankosova.tv.
Sipas shifrave të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, të cituara nga NBC Los Angeles, bastisjet kanë çuar në arrestimin e dy mijë e 792 emigrantëve pa dokumente.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.