Pengatoni i ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike akuzat e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, se ushtria e Shteteve të Bashkuara, është e involvuar në çfarëdo mënyre në tentim-puçin në Turqi.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dje i ka kritikuar Shtetet e Bashkuara dhe një komandant të lartë ushtarak, i cili kishte shprehur shqetësim se grusht-shteti mund të ketë ndikim afatgjatë në raportet e Shteteve të Bashkuara me ushtrinë e Turqisë.
Erdogani tha se Uashingtoni po e merr anën e puçistëve.
Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, tha se çfarëdo sugjerimi se Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur puçin është absurd.
Ai theksoi se sekretari amerikan i mbrojtjes, Ash Carter, ka marrë siguri nga pala turke se lufta kundër militantëve të Shtetit Islamik nuk do të pengohet.
Shtetet e Bashkuara ndërmarrin sulme ajrore, bëjnë fluturime vëzhguese dhe misione të tjera nga baza ushtarake turke, Incirlik.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.