Lajmet e fundit

Nga Pentagoni është bërë e ditur që sulmet ajrore të SHBA-ve kanë dëmtuar rëndë avionët e Sirisë dhe strukturën shtesë të tyre, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
“Jemi duke vlerësuar dëmet e sulmit. Indikacionet fillestare janë që ky sulm ka dëmtuar rëndë apo ka shkatërruar avionët e Sirisë, infrastrukturën mbështetëse dhe pajisjet në bazën Shayrat, duke reduktuar mundësitë e qeverisë siriane për të sulmuar me armë kimike” thuhet në deklaratën e Pentagonit.
Ndërsa, Rusia ka deklaruar që këto sulme nuk kishin efekt dhe se vetëm 23 nga gjithsej 59 raketat kishin qëlluar bazën.