Lajmet e fundit

Moderatori i njohur televiziv amerikan, David Letterman, mbrëmjen e së mërkurës e ka udhëhequr emisionin e tij të fundit “Late Show”.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se programi i fundit i tij pas karrierës 33 vjeçare ka zgjatur 15 minuta më tepër se zakonisht, pasi ai i ka falenderuar bashkëpunëtorët e tij.
68 vjeçari e nisi karrierën në vitin 1978, duke i udhëhequr më tepër se 6 mijë emisione të mbrëmjes.
Ndërkaq, për të parën herë në programin e rrjetit CBS “Late Shoë”, Letterman është paraqitur më 30 gusht të vitit 1993.
Programet e tij i fituan 11 çmime Emmy.