Mentor Morina, anëtar i grupit punues për projektligjin për skemat personale, në Info Magazine të Klan Kosovës ka sqaruar punën që është bërë në plotësimin dhe ndryshimin e ligjit ekzistues.
"Sistemi pensional është i bazuar në tri shtylla: e para që mbikëqyret dhe financohet nga shteti dhe dy të tjerat nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës".
Ai ka sqaruar se ndër pikat ky ai synon të ndërhyjë më shumë është ajo e mashtrimeve me pensione, si dhe pensionet e dyfishta, njofton Klan Kosova.
"Projektligji i ri do të sigurojë që shtylla e parë të jetë më e sigurt dhe të mos lejohen mashtrimet. Një nga këto forma është rasti kur pensionistët vdesin dhe familjarët e tyre mundohen që të marrin pensionin në emër të tyre duke mashtruar".
"Për sa i përket ndryshimeve tjera, ky projektligj do të rregullojë cështjen e pensioneve të dyfishta, si rasti kur mund të merren nga vende të jashtme, apo forma tjera, duke eliminuar dyfishimin pensional".
"Qëllimi po ashtu është që të kemi një pension të dinjitetshëm. Ndoshta do të krijohen mundësitë që edhe pensioni bazë të rritet, nga kursimet e ndryshme".
"Në këtë plotësim-ndryshim ka kohë që është duke u punuar dhe besoj se deri në shtator do të procedohet në Kuvendin e Kosovës".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.