Lajmet e fundit
Pensionistët e Mitrovicës kanë zhvilluar një takim me kryetarin e kësaj komune, Agim Bahtiri. Ata shpalosen disa kërkesa. Kryetari Bahtiri u premtoi mbështetje.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur sot sindikatën e pakënaqur të pensionistëve të Mitrovicës
Drejtuesi i sindikatës, Sadik Lushtaku, ka kërkuar nga Komuna, që të sigurojë disa pako ushqimore për familjet e pensionistëve që janë në gjendje më të vështirë ekonomike, sigurimin e transportit për gratë e sindikatës, për realizimin e një turneu nëpër Kosovë, mbështetje financiare të sindikatës, financimin e pushimit vjetor për dhjetëra anëtarë etj”, shkruan në komunikatën e Komunës së Mitrovicës, lëshuar për media, transmeton Klan Kosova.
Kryetari Bahtiri, ka premtuar mbështetje, ndërkaq për disa nga kërkesat tha se përkundër dëshirës për t’i përkrahur, mundësit buxhetore janë të pamjaftueshme për të bërë një gjë të tillë.