Duke nisur nga dita e hënë, datë 17 dhjetor, mbi 650 mijë pensionistë të Republikës së Shqipërisë do të marrin një shpërblim për festat e fundvitit, në vlerën e 5.000 lekëve.
Tërheqja e parave do të bëhet pranë pikave postare, që gjatë kësaj periudhe do të qëndrojnë të hapura nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes.
Kush nuk e ka marrë ende pensionin, do ta marrë shpërblimin bashkë me pensionin. Pensionistët ndajnë mendime të ndryshme për shpërblimin, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Për të realizuar në kohë dhe me korrektësi dhënien e këtij shpërblimi, është realizuar një grafik në të gjitha qendrat paguese të postës.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.