Lajmet e fundit

Albin Kurti – kandidat për Kryeministër të vendit, ka thënë se pensioni i moshës që është 75 euro nuk është pension për një jetë të dinjitetshme por për vdekje të dinjitetshme, njofton Klan Kosova.
Ai në Magazina Zgjedhore në Klan Kosova tha se me Vetëvendosjen kontributet pensionale do të rriten.
“Pensioni i moshës që është 75 euro do të dyfishohet në fund të mandatit tonë”.
“Pensioni prej 75 euro është lëmoshë, s’është pension”.