Lajmet e fundit

Të martën në rrugën “Beteja e Loxhës” në Pejë, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit i kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Gjatë arrestimit nga zyrtarët policorë është përdorur sprej OC.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës, përcjell Klan Kosova.