Lajmet e fundit

Penelope Cruz është ende mjaftueshëm tërheqëse, aq sa ta bëjë grupin U2 ta performojnë komplet koncertin e tyre vetëm për të – së paku kjo është ajo që 24 mijë persona mund të kenë menduar se ndodhi në Barcelonë, transmeton Klan Kosova.
Bono dhe grupi i tij kanë mbajtur koncert atje gjatë kësaj jave, dhe kur e bënë gabimin duke e ftuar Penelope dhe të dashurin e saj Javier Bardem në skenë – aktorja bëri një mori fotografish derisa grupi po performonte.
Imagjinoni, ju mezi se i paguani biletat për t’i parë katër burra pleq irlandezë duke bërë muzikë, dhe në vend të kësaj ju servohen veshët e lepurit dhe prapanica sportive e Penelope para fytyrës suaj.