Lajmet e fundit

Blunt dhe Real mbrëmjen e djeshme publikuan këngën e tyre më të re të titulluar “Rambo”, njofton Klan Kosova.
Kënga, muzikën e së cilës e ka bërë Blunt dhe Florent Boshnjaku, ndërsa tekstin Real & Blunt, po rezulton të jetë e suksesshme, pasi që shpërndarjet dhe shikimet për këtë projekt janë të mëdha në vetëm pak orë.
Dyshja, këtë vit sollën edhe “Presion” dhe “Vera”, dy projekte që mblodhën miliona shikime në youtube dhe u shndërruan në hite shumë shpejt.