Lajmet e fundit

Projekti muzikor i reperit 2Ton për të cilin klankosova.tv paralajmëroi ditë më parë, tashmë është publikuar në youtube, njofton Klan Kosova.
“Diçka tjetër” me muzikë e tekst nga vetë reperi, ka filluar të pëlqehet edhe pse këngëtari erdhi në një ritëm ndryshe se herë të tjera.
Këtë gjë e dëshmojnë komentet dhe pëlqimet në mediet sociale, sidomos në llogaritë zyrtare të 2Tonit.
Edhe në youtube, kënga ka marrë afër 200 mijë klikime për vetëm pak orë.
Përveç kësaj, reperi ka të gatshëm edhe një këngë e cila do të publikohet së shpejti. Këtë e konfirmoi 2Toni për klankosova.tv, por pa dhënë më shumë detaje.