Lajmet e fundit

Një pëllumb me ngjyrë rozë është parë nga kalimtarët në Stockport, por arsyeja pse ai kishte atë ngjyrë mbetet ende mister.
“Unë isha duke ecur në qytetin e Stockport me fëmijët e mij për të blerë diçka, kur ne e pamë atë dhe donim ta ushqenim”, tha një 33 vjeçare.
“Ai ishte afër kishës së Shën Mërisë dhe dukej shumë i urtë”, transmeton Klan Kosova.
“Ai nuk dukej i lodhur, madje nuk ecte larg nga ne, kështu mendova se mos mund të ketë qenë ndonjë garë, ngase kurrë më parë nuk kam parë një pëllumbë me ngjyrë rozë”, shtoi me tej kalimtarja Zonja Charnock./Metro.co.uk