Lajmet e fundit
Trajneri kilian dukej i paduruar që të hidhte kripë në plagët e Chelsea pas triumfit të madhe në ndeshjen e xhiros së dytë të Premier League.

Manule Pellegrini tha se skuadra e tij ishte dominante ndaj Chelsea, në ndeshjen e së dielës në Premier League.
Golat e Sergio Agueros, Vincent Kompany dhe Fernandinhos i siguruan Cityt fitoren e dytë nga po aq ndeshje këtë sezon.
Pas këtij rezultati, Pellegrini tha se skuadra e tij ishte gjithmonë më lartë se Chelsea.
“Dy gjëra më kanë kënaqur në këtë ndeshje”.
“E para: tre golat. Në pjesën e parë luajtëm mirë, por Begovic ishte në nivel”.
“E dyta: mbajtja e portës të paprekur. Të fitosh me rezultat 3-0 ndaj kampionit do të thotë që ke bërë punë të madhe”.
“Ne gjithmonë e kemi dominuar Chelsean. Ndoshta kemi barazuar, por gjithmonë kemi qenë dominant”.