Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Niko Peleshi, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve për Bashkinë e Dibrës ka vlerësuar figurën e kandidatit të mazhorancës.
“Muharem Rama ishte kandidati i duhur për Dibrën. 4 mijë vota përpara nuk janë rastësi”, ka deklaruar Peleshi, raporton TCH, përcjellë Klan Kosova.
Ai ka theksuar se, vota në Dibër ishte e duhura edhe për të shmangur atë që e quajti “presioni i opozitës”. “Ne investuam njeriun e Dibrës, jo një figurë të Tiranës”, ka shtuar Peleshi.