Lajmet e fundit

Legjenda braziliane e futbollit, Pele ka deklaruar se po të ekzistonte mundësia që të rikthehej në fushë, më parë do të zgjidhte Arsenalin se sa rivalin tjetër londinez, Chelsean.
Pele nga shumë njerëz llogaritet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, ai ka luajtur për Santosin në mes viteve 1956-1974, ndërsa ka fituar dy Copa Libertadores dhe gjashtë tituj të ligës së Brazilit.
Fituesi i trefishtë i Kupës së Botës dhe po ashtu i zgjedhur edhe Lojtari i Shekullit shpesh ka folur për dashurinë që ka për Barcelonën, por 74 vjeçari ka thënë se në Preimer League po të kishte mundësi që të luante do të zgjidhte skuadrën e Arsene Wenger.
"Arsenal do të ishte klubi më i mirë për të luajtur. I dua ekipet që luajnë futboll të hapur dhe për këtë është e vështirë që të kuptosh se kush e luan këtë stil të lojës".
"Barcelona është më e përafërta me lojën që Santos e zhvillonte, por gati edhe më atë të Brazilit të vitit 1970", ka thënë Pele.
"Arsenal apo Chelsea? Unë do të luaja për Arsenalin" është përgjigjur Pele, transmeton Klan Kosova.