Lajmet e fundit

Në Pejë u arrestua një person, pasi siç njofton policia, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një parkim për veturë e ka sulmuar fizikisht një person tjetër.
Si pasojë e rrahjes, viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal Pejë dhe më pas është liruar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit u dërgua në qendrën e mbajtjes.