Lajmet e fundit

Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar nëntë meshkuj dhe një femër, pasi që të njëjtit pas përfundimit të një seance gjyqësore përballë Gjykatës Themelore në Pejë janë rrahur mes veti.
Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klan Kosova.