Lajmet e fundit

Një person nga Peja ka raportuar në Polici se dje njerëz të panjohur i kanë vjedhur portofolin në treg.
“Viktima mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se derisa ishte në treg tre të dyshuar të panjohur në bashkëveprim ia kanë vjedhur portofolin”.
“ Viktima me të vërejtur të dyshuarit dhe i ndihmuar nga disa persona në treg ka arritur ta ndal njërin person të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, ndërsa dy të dyshuarit tjerë kanë arritur të largohen”, shkruhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes.