19.10.2017 · përditësuar para 3209 dite1 min lexim
Një mosmarrëveshje mes disa personave ka çuar në lëndimin serioz të dy vetave kur pas konfliktit verbal një person ka nxjerr armën dhe ka plagosur dy të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lutogllavë të Pejës të mërkurën në mes ditë, njofton Klan Kosova.
Siç shkruan në raportin e policisë një person, së bashku me dy të tjerë, ka pasur “një mosmarrëveshje me dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë”.
Ai më pas ka marr armën dhe me të ka gjuajtur në tokë me ç’rast nga këto të shtëna lëndime kanë pësuar dy viktimat.
Ata janë dërguar për tretman mjekësor, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.