01.10.2019 · përditësuar para 2496 dite1 min lexim
Sot rreth orës 13:30, në afërsi të shkollës “Odhise Paskali” në komunën e Pejës, ka shpërthyer një mjet i ndërtimtarisë kështu duke e lënë pa ndjenja një punëtor.
Një lexuese (emër i njohur për redaksinë) e cila ka qenë në vendin e ngjarjes, ka thënë se viktima nuk i kishte pajisjet e nevojshme për mbrojtje, njofton Klan Kosova.
“Ky shpërthim e përplasi për toke personin në moshë të re duke ia mbuluar fytyrën me beton dhe e la pa ndjenja”.
E njëjta tregon se së bashku me disa perona të tjerë e kanë futur viktimën në një automjet që ndodhej afër për ta dërguar në spitalin e Pejës.
“Gjendja ka qenë emergjente, nuk ka pasur kohë për ta pritur ambulanten”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.