Lajmet e fundit

Të martën në Pejë ka ndodhur një shpërthim në rrugën “Halil Agusholli” ku kanë mbetur dy të lënduar.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 13.08.2024, rreth orёs 20:15, ёshtё njoftuar se nё rrugën “Halil Agusholli” nё Pejё ka ndodhur njё shpërthim”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.
“Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjes, aty ёshtё kuptuar se nga shpёrthimi dy persona kanё pёsuar lendime trupore tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas janё transferuar pёr na QKUK-Prishtinё”.
“Gjatё ekzaminimit tё vendit tё ngjarjes, janё gjetur dhe sekuestruar: Njё armё AK 47, tre karikatorë tё së njёjtёs armё nёntёdhjetё fishekë cal: 72x39”.
“Mё urdhёr tё prokurorit tё shtetit rasti cilёsohet: “Shkaktim i rrezikut tё përgjithshëm” dhe 'Mbajtja nё pronёsi, kontroll tё paautorizuar tё armёve'”.