Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur në Pejë.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Bëhet e ditur se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Një veturë e ka goditur një motoçikletë rreth orës 18:10 në rrugën “Bill Clinton. Dy persona janë lënduar dhe janë trajtuar. Janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi për Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.