Lajmet e fundit

Policia rajonale e Pejës ka arrestuar sot të dyshuarin me inicialet L.L. 19 vjeçar, nën dyshimet për vrasje në tentativë.
Rasti i tentim-vrasjes ka ndodhur më 24 mars 2021, rreth orës 22:20, në rrugën “Papa Klimenti” në Pejë, pas një zënke të çastit, ku personi tashmë i arrestuar kishte shtënë me armë zjarri ndaj një personi tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton klankosova.tv.
19 vjeçari deri më sot ka qenë në arrati dhe pas arrestimit, policia ka konfiskuar armën me të cilën dyshohet se është kryer vepra dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit pas intervistimit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.