Lajmet e fundit

Një pejan me inicialet M.B, 30 vjeçar dhe N.E nga Novi Pazari janë arrestuar në Beograd pasi janë kapur me dy kilogramë heroinë.
Sipas Ministrisë së brendshme të Serbisë ata dyshohen për shkak të prodhimit të autorizuar dhe vënies në qarkullim të narkotikëve
Sipas MPB-së serbe ata dyshohen se kanë shpërndarë heroinë të kualitetit të lartë në territorin e Serbisë për një periudhë të gjatë kohore dhe më së shumti në territorin e Beogradit.
Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe do të dërgohen në prokurorinë kompetente në Beograd, së bashku me një kallëzim penal, transmeton Klan Kosova.