Peja ka arritur në fazën gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës në basketboll.
Sot, skuadra e Rami Hadar e mposhti Proton Cable Prizrenin, me rezultat 100 me 81.
Pejanët patën avantazhin gjatë tërë ndeshjes, ndërsa çerekun thelluan bindshëm epërsinë.
Për “shqiponjat” më i dalluari ishte Daniels Jaëauhn me double-double prej 23 pikësh e 11 kërcimeve.
Kurse, lojë të mirë bënë edhe Shahede Wels dhe Adong Makuoi me nga 15 pikë secili.
Derisa tek prizrenasit, më të dalluarit ishin Wayne Arnold dhe Jordan Johnson që realizuan nga 22 pikë.
Peja është gjysmëfinalistja e tretë e Superkupës pas Trepçës dhe Sigal Prishtinës.
Ndërkohë ndeshja e fundit çerekfinale luhet sonte midis Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit nga ora 20:00.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.