Pjesa e parë në palestrën "13 Qershori" në Suharekë u mbyll me epërsi prej gjashtë pikëve për Yllin, 42-36.
Por Peja u këndell me të filluar e dyta, njofton Klankosova.tv.
Pas 30 minutave lojë, rezultati në semafor po shënon 58-59.
Kjo ndeshje e vlefshme për xhiron e 25-të kampionale, po transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 2 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion.
Deri tani, në edicionin 2024/25 të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll, Peja renditet e katërta në tabelë, me 13 fitore e 11 humbje, kurse Ylli si i gjashti, e ka të kundërtën, pasi ka arritur të triumfojë 11 herë, kurse ka pësuar në 13 ballafaqime.
●●●
KR
SHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.