Lajmet e fundit

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se ky qytet ka përballuar motin e rënduar gjatë vikendit, duke punuar gjithherë për të pasur nën kontroll situatën nga vërshimet që mund të krijohen.
Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka apeluar tek qytetarët që ta mbajnë pastër Pejën.
"Apeloj, të mos hudhni mbeturina në shtratin e lumit e as nëpër kanale, dhe ta mbajmë qytetin të pastër prej mbeturinave", ka shkruar ai.